Messi: City ka para

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka komentuar ndeshjen e skuadrës së tij me Manchester Cityn, në Ligën e Kampionëve.

Messi ka deklaruar se skuadra angleze ka shumë para, dhe me ato ka sjellë shumë lojtarë të mirë. “Do të jetë shumë vështirë sikurse vitin e kaluar. Ata janë një skuadër që kanë shumë para, dhe kanë shpenzuar shumë për të nënshkruar me lojtarë shumë të mirë”, ka thënë Messi.

Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Barcelonës, luhet sonte duke filluar nga ora 20:45, shkruan indeksonline.