Messi: As në ëndërr nuk e kam imagjinuar se do ta kem një karrierë siç e kam pasur

Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, ka thënë se s’ka mundur ta imagjinonte një karrierë kaq të madhe siç e ka pasur në futboll.

Messi të hënën mbrëma ka fituar për herë të tetë “Topin e Artë”. Ai ka fituar çdo gjë që mund të fitohet në futboll.

“Jam i lumtur që gjendem sërish këtu dhe e shijoj këtë moment”, ka thënë Messi.

Ai ka thënë se të “tetë trofetë e Topit të Artë” që i ka fituar janë të veçantë.

Messi ka thënë se kurrë s’ka mundur as në ëndërr ta imagjinonte karrierën që ka pasur.

“Nuk kam mundur të imagjinoj se do të kem një karrierë aq të pasur siç kam pasur. Se do të arrij çdo gjë, se do ta kem fatin që kam pasur për të luajtur te skuadra më e mirë në histori. Të fitoj Copa American dhe Botërorin pas gjithë atyre momenteve të vështira me përfaqësuesen”, ka thënë Messi. /Gazeta Olle/

Ndeshjet e “Elite Round” në Ligën e Kampionëve në futsall zhvillohen në Kosovë

Kosova luan sot për fitoren e radhës ndaj Maqedonisë së Veriut