Messi arrin në Paris, çmenduri nga tifozët e PSG-së (Video)

Lionel Messi ka arritur tashmë në aeroportin e Parisit për të kompletuar kalimin te Paris Saint-Germain.

Ylli argjentinas u nis nga aeroporti i Barcelonës së bashku me familjen e tij, për të shkuar në Francë që t’i kompletojë testet mjekësore.

Derisa kishte pranuar kontratën të dielën e javës së kaluar, 34-vjeçari pranoi që t’i bashkohej PSG-së.

Ai do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, me një pagë rreth 35 milionë euro.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë u largua nga Barcelona pas 21 vitesh, duke e mbyllur një aventurë mjaftë të trofeshme, aty ku fitoi gjithçka.

Messi konfirmoi se dëshironte të qëndronte te katalunasit, mirëpo që shkaku i rregullave të La Ligës dhe gjendjes financiare të përkeqësuar të klubit.

 

PSG paralajmëron nënshkrimin me Messin me një video fantastike

Ekskluzive: Drita bën një tjetër goditje të madhe, Tun Bardhoku pritet t’i bashkohet gjilanasve