Messi apo Ronaldo? Virgil van Dijk bën zgjedhjen e tij

Virgil van Dijk, qendërmbrojtësi holandez i Liverpoolit, bëri zgjedhjen e tij në mes Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Ai zgjodhi Messin para Cristiano Ronaldos, duke thënë se ai është akoma lojtari më i mirë në botë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Unë do të thoja që Messi është akoma lojtari më i mirë në botë. Ai dhe Cristiano [Ronaldo] kanë pasur shifra surreale në dekadën e fundit dhe është e mahnitshme ajo që kanë arritur. Por unë zgjedh Messin, pasi kishim një natë shumë të vështirë në Barcelonë në vitin 2019″, tha Van Dijk, duke kujtuar humbjen e pësuar nga Liverpool kundër katalanasve, me 0-3, me dy gola të shënuar nga argjentinasi”, tha fillimisht Van Dijk.

Qendërmbrojtësi 30-vjeçar foli poashtu për sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland.

“Ai është një sulmues special, i fortë dhe i shpejtë. Ka të gjitha atributet për ta bërë jetën shumë të vështirë për mbrojtësit. Është shumë i shpejtë dhe e drejtpërdrejtë, pak si Jamie Vardy [Leicester], por Haaland është më i fortë, “tha ai.

Dardanët U17 nisen në Austri, Abazi shpreson në rezultate pozitive

Rikthimi, atmosfera, tërheqja e Bashës – Lenjani flet para dy ndeshjeve të Shqipërisë