Messi apo Ronaldo? Përgjigjet Henry

Ylli francez Thierry Henry dhënë një intervistë për FIFATV ku i është përgjigjur edhe pyetjes më të famshme në futboll: “Leo Messi apo Cristiano Ronaldo?”.

Tani 36 vjeç, Henry ka luajtur përkrah argjentinasit te Barcelona ndaj dhe ka zgjedhur atë para fituesit të “Topit të Artë 2014”.

“Kam luajtur me Leon, kështu që dihet përgjigja ime. Megjithëse kam një respekt të madh për Cristianon si dikush që ka mbajtur një nivel të lartë për 7 vite. Të bësh një sezon të mirë është diçka tjetër dhe të bësh katër sezone, ndërsa është diçka tjetër të ruash atë nivel për vite me rradhë. Kështu me gjithë respektin për Cristiano Ronaldon, unë kam luajtur me Leon dhe kam kaluar momente të mrekullueshme me të: kemi fituar dhe humbur bashkë. Kështu që them Leo”, ka thënë ndër të tjera francezi.