Messi apo Ronaldo, kush është më i mirë sipas Peles?

Legjenda braziliane e futbollit, Pele, thotë se sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, është lojtari më i mirë në botë në dhjetë vjetët e fundit.

Pele, që konsiderohet si një ndër futbollistët më të mirë në histori së bashku me Diego Maradonan, thotë se edhe Cristiano Ronaldo është i mirë, megjithatë Messi është i pakrahasueshëm.

“Momentalisht njerëzit gjithmonë duan të krahasojnë Ronaldon me Messin, por është stil i ndryshëm i lojës. Ata të dy janë lojtarë të mrekullueshëm, por në dhjetë vjetët e fundit Messi ishte më i miri në botë”, ka thënë Pele për BBC-në.

Messi është golashënuesi më i mirë në La Ligë, teksa të dielën në mbrëmje zhvillohet dueli i drejtpërdrejtë për lider të Ligës në mes të Barcelonës dhe Real Madridit.