Messi apo Ronaldo, është më i mirë? Dilemën e zgjidh Granit Xhaka

Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo? Kjo dilemë nuk do të mbarojë kurrë.

Por, Granit Xhaka edhe pse ka pasur gjithmonë simpati për Cristiano Ronaldon, ai kurrë nuk ka thënë se portugezi është më i mirë se argjentinasi.

Një gjë të tillë e tha në intervistën për mediat gjermane.

“Po, Ronaldo ëshë lojtar më i nxehtë. Messi është lojtar i klasit botëror, por mendoj se Ronaldo është ende më i kompletuar”, tha Xhaka për ‘express.de’, përcjell GazetaOlle.com.

Pikërisht me njërin prej tyre mund të takohet në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për edicionin e ardhshëm. (Gazeta Olle)