Messi apo Ronaldo, cili është idhulli i Davor Shukerit?

Legjenda e futbollit kroat, Davor Shuker, ka bërë dallimin mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Ish sulmuesi i Realit ka favorizuar yllin portugez, para argjentinasit.

“Ronaldo është lojtari favorit për mua, sepse unë jam ‘Galaktik’! Ata janë dy lojtarë të jashtëzakonshëm, nga një botë tjetër, por unë preferoj Ronaldon”, tha ai në një intervistë të gjatë për ‘goal.com’.

I pyetur për Diego Simeonen, ai theksoi se nuk e kishte pritur një sukses të tij me Atleticon.