Messi, 50 ndeshje radhazi

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi do të shënojë paraqitjen e 50-të të njëpasnjëshme në kuadër të La Ligës në duelin kundër Almerias të mërkurën.

Lionel Messi është futbollist i jashtëzakonshëm, këtë e dinë të gjithë. Por, ai ka bërë diçka të pabesueshme.

Ylli i Barcelonës nuk ka humbur asnjë ndeshje në kuadër të La Ligës nga xhiroja e fundit e pjesës së parë të edicionit 2013-14.

Nëse nuk preket nga sistemi i rotacionit i trajnerit Luis Enrique, Messi do të bëjë paraqitjen e tij të 50 të njëpasnjëshme në duelin kundër Almerias të mërkurën.

Gjatë këtij edicioni 2014-15, Messi ka luajtur në çdo ndeshje, 28 si titullar dhe një si rezervist.