Mësohet se për cilën modele e la Eros Grezda Oriolën

Prej një viti, lidhja e modeles Oriola Marshi me futbollistin Eros Grezda ka bërë xhiron e rrjetit.

Pas shumë ulje-ngritjesh në marrëdhënien e tyre, çifti u nda para disa muajsh dhe statuset në rrjetet sociale treguan se nuk janë ndarë aspak mirë.

Asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht për ndarjen, por sipas mediave arsyeja e prishjes së lidhjes së tyre ka qenë distanca dhe keqkuptimet e shpeshta për shkak të largësisë.

Ndërkohë, së fundmi duket se Eros ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij dhe po përflitet për një lidhje me një tjetër modele.

Vajza në fjalë quhet Nicole Bohorquez dhe shkak i këtyre zërave janë bërë komentet që Eros lë në fotot e saj. Në njërën prej tyre ai shkruan “Sa e bukur”, kurse tek tjetra i ka dërguar disa emoji me sy me zemra.

Nuk dihet se si janë njohur dy protagonistët por futbollisti ka nisur të pëlqejë fotot e saj muajit e fundit. Të jenë këto komente shenjë e një lidhjeje mes të dyve? Mbetet për tu parë.

Lir Sopi, talenti 10-vjeçar me të ardhme të ndritur në Angli

Drejtori sportiv i PSG’së, Leonardo: Mbappe dëshiron largimin, por do të bëhet vetëm sipas kushteve tona!