Mësohet orari i ndeshjeve të Kosovës për kualifikimet e Europianit 2025

Të mërkurën është përcaktuar orari i ndeshjeve të grupit të katërt të Ligës B në kualifikimet “Euro 2025” për futbolliste.

Shorti i tërhequr të martën ka përcaktuar që në Grupin B4 të jenë Uellsi, Kroacia, Ukraina dhe Kosova. Futbollistet e Kosovës ndeshjen e parë e luajnë më 5 prill në udhëtim ndaj Ukrainës.

Kosova ndeshjen e dytë e ka ndaj favoritit të grupit, Uellsit. Kjo ndeshje zhvillohet më 9 prill. Kosova është vendëse, por mbetet të shihet se ku do të luhet takimi.

Kështu që mbetet të shihet se ku do të luhet edhe ndeshja Kosovë – Kroaci, më 31 maj. Më 4 qershor futbollistet e Kosovës luajnë në udhëtim ndaj Kroacisë, ndërsa më 12 korrik e presin Ukrainën. Uellsi – Kosova është ndeshja e fundit e këtij grupi, që zhvillohet më 16 korrik.

Nëse përfundon në tri pozitat e para, Kosova vazhdon në plejof për kualifikim në Evropianin që vitin tjetër mbahet në Zvicër. Në plejof mund të avancojë edhe prej pozitës së katërt. /Gazeta Olle/

Donjeta Sadiku vetëm dy fitore larg kualifikimit në Lojërat Olimpike Paris 2024.

SC Besa Pejë prezanton logon dhe fanellat e reja – janë unike dhe me simbolika madhështore