Mësohet koha se kur do të shfaqet filmi për Ibrahimovic, ku luajnë edhe dy kosovarë

Një film për jetën e Zlatan Ibrahimovic pritet që të lansohet së shpejti, me emigrantin boshnjak që u shndërrua në njërin prej ikonave dhe legjendave të futbollit në Suedi dhe Europë

Filmi “I am Zlatan” do të lansohet gjatë këtij viti. Një nga autorët e skenarit thuhet se është David Lagecrantz, një person që e ndihmojë Ibrahimovichin për të shkruar edhe librin që ka të njëjtin titull.

Filmi fokusohet në vitet e para të rinisë së Ibrahimovic si futbollist profesionist. Në rolin e boshnjakut paraqitet fillimisht Dominic Bajraktari Andersson që do të luajë Zlatanin e moshës 11-13 vjeçare.

Pas këtij është Granit Rushiti që pritet të paraqitet në rolin e Zlatanit nga 17-23 vjeç.

Filmi ka filluar xhirimet në tetor të vitit të kaluar dhe pritet që të jepet premierë në verën e vitit 2021.