Mësohet gjyqtari i ndeshjes Real -Juve

Gjyqtari suedez Jonas Eriksson do të marrë përgjegjësinë për drejtimin e Ligës së Kampionëve në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Real Madrid – Juventus që zhvillohet të mërkurën.

Zonja e Vjetër e fitoi ndeshjen e parë 2:1 në Torino.

Emërimi i Eriksson është ogur i mirë për të dyja palët,  pasi suedezi ka gjykuar nga dy herë të për të dy skaudrat në Ligën e kamionëve, nga ku kanë dalë më fitore, transmeton Gazetaolle.com.

Për Juventusin, Eriksson gjykoi në fitoren e madhe 3:1 kundër Shakhtar në Donetsk në sezonin 2012-13 dhe një fitore 3:1 në shtëpi kundër Kopenhagen në sezonin 2013-14.

Gjyqtari ka ndarë drejtësinë në ndeshjen ku Reali fitoi 3:0 fitore ndaj Zenit St Petersburg, në sezonin 2008-09 dhe një fitore tjetër prej 4:1 ndaj Ajaxit në sezonin 2012-13.

Megjithatë, suedez këtë sezon të Ligës së Kampionëve ka pasur kritika të rënda nga trajneri i Manchester City, Manuel Pellegrini pas humbjes së Cityt 2:0 ndaj Barcelonës në ‘Etihad’.

 

erik