Mësohet dita kur do të debutoj Xherdan Shaqiri me Lyonin

Xherdan Shaqiri ka kompletuar transferimin te Olympique Lyon vetëm tri ditë më parë.

Por përkundër se ka vetëm një stërvitje me ekipin, ylli nga Kosova do të debutoj qysh këtë javë me fanellën e skuadrës së re.

Lyon do të përballet me Nantes në udhëtim në kuadër të xhiros së katërt në Ligue 1.

Trajneri i Olympique Lyon, Peter Bosz ka publikuar listën me 21 futbollistët e ftuar për këtë sfidë të rëndësishme.

E në mesin e 21 lojtarëve të ftuar, aty është edhe emri i Xherdan Shaqirit i cili pritet të ketë disa minuta.

Mediat në Francë kanë raportuar se Shaqiri nuk do të jetë në fushë nga minuta e parë, por pritet inkuadrimi i tij nga banka rezervë.

Lyon do të përballet me Nantes të premten (nesër) me fillim nga ora 21:00 në Stade de la Beaujoire të Nantes. /Gazeta Olle/

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Mbappe te Real Madridi

Një tjetër yll shqiptar transferohet te Legia, ja prezantimi unik nga gjiganti polak (Video)