Mësohet data kur Lionel Messi do debutojë me PSG-në

Ylli i PSG-së, Lionel Messi pritet të debutojë me klubin francez me 29 gusht në Reims.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me “Parisienët” javën e kaluar dhe ka bërë tre stërvitje me bashkëlojtarët e rinj, transmeton lajmi.net.

Messi nuk ka pasur përgatitje parasezonale dhe trajneri Mauricio Pochettino nuk dëshiron ta nxitojë 34-vjeçarin, por sipas Sky Sports, sulmuesi do debutojë në fund të muajit, më saktësisht me 29 gusht ndaj Reims.

Paraqitja e fundit ishte me Argjentinën në finalen e Kupës së Amerikës, që kanë fituar 1 – 0 ndaj Brazilit.

Messi ka bërë 778 paraqitje për katalunasit për 21 vjet duke shënuar 672 gola dhe dhuruar 305 asistime.

Futbollisti kosovar bëhet top lajm në Gjermani: Erdhi në pushime për t’u martuar, të nesërmen u ftua nga klubi për ndeshje kampionale

Tragjedi në Greqi, gjyqtari ndërron jetë në moshën 23-vjeçare