Daut Kurti, drejtor sportiv i klubit të futbollit “United Boys of Gjakova” i cili garon në ligën e tretë të futbollit në Republikën e Kosovës, i ka larguar lojtarët e klubit të tij nga fusha në minutën e 39 të ndeshjes mes “United Boys of Gjakova” dhe akademisë së futbollit “Australia” nga Mitrovica, të dielën, për shkak të, siç thotë Kurti, referimit të dobët të lojës nga ana e gjyqtarëve anësorë, meqë sipas tij, nuk i merituan 10 gola nga ekipi kundërshtar në më shumë se 30 minuta lojë.
Federata e Futbollit e Kosovës, përmes zyrës për media ka njoftuar se ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj zyrtarit të klubit gjakovar dhe ka vendosur që loja të regjistrohet 3:0 në favor të ekipit kundërshtar nga Mitrovica.