Mësohet arsyeja pse u suspendua Henrik Sirko nga KB Peja!

Klubi i Basketbollit ‘Peja’ ka njoftuar opinionin se kanë marrë vendim për suspendimin e lojtarit të tyre.

Bëhet fjalë për Henrik Sirko. Suspendimi ka ardhur pas një incidenti që ka ndodhur mbrëmë në Suharekë kunder KB Yllit.

Lojtari në fjalë e ka shkelur rëndë rregulloret dhe kodet e mirësjelljes në klubin pejan.

Gazeta “Sheshi” mëson nga burimet afër klubit se basketbollisti e ka goditur një zyrtar të klubit pejan dhe për këtë arsye ka ardhur deri tek suspendimi nga “verdhezinjtë”.

Më poshtë e gjeni njoftimin e klubit

Dy skuadra kryesojnë me pikë të njëjta, ja si duket tabela në Ligën e Dytë

U dërgua me urgjencë në spital pas lëndimit, kjo është gjendja e portierit të Drenicës