Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Llapit në Ligën e Konferencës

Edhe këtë edicion fituesi i Kupës, Llapi merr pjesë në kualifikimet e UEFA Conference League.

Shorti për raundin e parë kualifikues do të hidhet më 14 qershor në Nyon të Zvicrës – ndeshjet e raundit të parë pritet të zhvillohen më 7 dhe 14 korrik

Llapi pritet ta mësoj më 14 qershor kundërshtarin e raundit të parë kualifikues të UEFA Conference League, teksa ndeshjet e këtij raundi do të zhvillohen në muajin korrik, përkatësisht më 7 dhe 14 korrik.

Shorti që do hidhet më 14 qershor do ta vë përball KF Llapi me njërin nga kundërshtarët e mëposhtëm:

Flora (Estoni), Shkëndija (Maqedoni e Veriut), Riga (Latvi), Alashkert (Armeni), Olimpija Ljubljana (Sloveni), KuPS (Finlandë), Fola Esch (Luksemburg), Budućnost Podgorica (Mali i Zi), Dinamo Tbilisi (Gjeorgji), DAC Dunajská Streda (Slovaki), Laçi (Shqipëri), Mura (Sloveni), Dinamo Minsk (Bjellorusi), B36 Tórshavn (Ishujt Faroe), Petrocub Hîncești (Moldovi), Liepāja (Latvi), Europa (Gjibraltar), Partizani (Shqipëri), Breiðablik (Islandë), Havnar Bóltfelag (Ishujt Faroe), Gżira United (Maltë), Milsami Orhei (Moldovi), Kauno Žalgiris (Lituani), Bala Town (Uells), Tre Penne (San Marino), St Joseph’s (Gjibraltar), Crusaders (Irlandë), Pogoń Szczecin (Poloni), Lechia Gdańsk (Poloni).

Gjasula flet për dy ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë

FC Ferizaj njofton për largimin e katët futbollistëve nga skuadra