Mësohen kampionët e Beach Volley te seniorët

Ka përfunduar edhe Kampionati i Kosovës në beach volley për senior.

 

Shkelqim Ismajli e Alfred Pllana në konkurencen e meshkujve janë shpallur Kampion të Kosovës për vitin 2021.

Ismajli/Pllana në finale u takuan me dyshen Faton Mustafa/ Armend Berisha të cilët i mposhten 2:0 në sete, 21:12, 21:19.

Vendin e tretë e fituan Fatlum Hajrizi dhe Fatbardh Ajvazi.

Në konkurencen e femrave dyshja Dhuratë Sylejmani/Valmira Ramadani arritën të triumfojn në finale ndaj dyshes Adelajda Prenga/Xhudjena Kruti me rezultat 2:0, 21:15,21:9.

Në vend të tretë u plasua dyshja Sherife Behrami/ Florentina Deliu.

Federata e Volejbollit ka uruar të gjithë lojtarët për suksesin e arritur në garë.

/Gazeta Olle/

Ja sa tifozë do të jenë të pranishëm në ndeshjen finale të “Euro 2020” mes Italisë dhe Anglisë

Zyrtare: Prezantohet futbollisti i ri i Vushtrrisë