Franca do të luajë ndaj Spanjës të dielën në kuadër të finales së madhe. Finalja e madhe do të zhvillohet në stadiumin e Milanit, në “San Siro”.
UEFA, tashmë ka përzgjedhur gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në finalen e madhe.
Kjo përballje i është besuar anglezit Anthony Taylor që është një gjyqtar me shumë përvojë.
Gjyqtarët e tjerë do të jenë poashtu nga Anglia, ndihmësit e Taylor do të jenë Gary Beswick e Adam Nunn, kurse gjyqtar i katërt Craig Pawson.
Fituesi i kompeticionit të Ligës së Kombeve do të fitojë një shumë prej 10 milionë eurove.