Tashmë dihen dy skuadrat finaliste në futsall, nga ku do të dihet edhe kampioni i Kosovës.
Feniksi ka arritur të mposht përsëri Besën por kësja radhe me rezultat 5:4, duke e fituar edhe ndeshjen e dytë me radhë dhe duke e eliminuar ish kampionin e Kosovës.
Feniksi ishte më i mirë në të dy ndeshjet duke e dominuar kundërshtarin.
Në çiftin tjetët Liburni ka arritur po ashtu të mposht Junikun në dy ndeshje, duke e shkruar e emrin në finale.
Adhuruesit e këtij sporti i pret një finale e madhe pasi të dy skuadrat kanë treguar vlerat në ndeshjet e zhvilluara në gjysmëfinale.