Mesfushorit të Kombëtares së Kosovës i rritet vlera në treg, për 400 mijë euro

Mesfushorit të Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija, pas paraqitjeve të mira me kombëtaren në ndeshjet e muajit qershor, ju është rritur vlera në treg për 400 mijë euro. Ai tani do të vlerësohet 1.20 milionë euro, transmeton Gazeta Metro.

Mesfushori i Paderborn, Florent Muslija, në katër takimet e ‘Dardanëve’ në muajin qershor luajti në vetëm dy prej tyre. Ai në ndeshjen e parë kundër Qipros dhe Greqisë ishte në bankën rezervë.

Megjithatë përzgjedhësi, Alain Giresse, në ndeshjen kundër Irlandës Veriore vendosi që ai të jetë në fushë për 90 minuta, ndërsa kundër Greqisë në Volos luajti për 58 minuta.

Sipas transfermarkt.com tani Muslija vlerësohet 1.20 milionë euro, duke shënuar rritje kështu në vlerën prej 400 mijë eurove. Vlen të theksohet se vlera më e lartë e 23-vjeçarit kishte qenë tre milionë euro.

Muslija pati edhe paraqitje të mrekullueshme në Bundesligën 2, ku nga 29 ndeshje shënoi shtatë gola dhe regjistroi edhe dy asistime.

Ballkani reagon pas ndalimit të mjeteve nga Qeveria e Kosovës

Milan dhe PSG, në luftë për të fituar shërbimet e mesfushorit portugez