Mesfushori shqiptare nga Maqedonia e Veriut pranon bisedimet me klubet nga Kosova

Mesfushori tetovar Rihan Zeqiri ka vendosur të ndahet me Pelisterin. 23 vjeçari ishte pjesë e ekipit nga Manastiri 6 muajt e fundit dhe u paraqit në 14-të nga 18-të ndeshjet e gjysmësezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, mirëpo duke parë situatën e ekipit vendos të ndryshojë mjedis në merkaton e janarit.

Pelisteri la pas një gjysmëkampionat shumë negativ dhe problemet organizative e financiare kanë lënë klubin në pozitën e fundit me 5 pikë, me futbollistët që s’paguhen disa muaj me radhë.

Kështu futbollisti i dalë nga shkolla e futbollit Shkëndija e Tetovës dhe që ka luajtur me Korabin e Dibrës dhe Vëllazërimin e Kërçovës, tashmë shikon opsionet e tij për të ardhmen dhe karriera e tij duket se do të vijojë në Shqipëri apo Kosovë.

“Ka momente kur duhet të marrësh vendime për të ecur para në karrierë. Nuk jam i kënaqur me 6 muajt te Pelisteri dhe prandaj vendos të bëj ndryshim. Besoj në cilësitë e mia dhe jam i bindur se meritoj më shumë”.

“Për momentin nuk ka diçka konkrete, por jam në bisedime me skuadra nga Shqipëria e Kosova. Do të shqyrtoj me kujdes çdo mundësi dhe ditëve në vijim do të vendos se cili do të jetë destinacioni im i rradhës. Prioritet do të ketë të kem besimin nga klubi e trajneri dhe të më jepet hapsirë ku do të mund të tregoj vlerat e mia”, shprehet Rihan Zeqiri.

Mesfushori shqiptar bën kapitenin, i jep fitoren Botosanit dhe feston me shqiponjë!

Shkëlqyen në javën e 23-të të Serie A , Bajrami dhe Rrahmani mes më të mirëve