Arbnor Muçolli bëri një sezon fantastik me velje në kategorinë e dytë daneze, duke e ndihmuar skuadrën e tij të rikthehet në elitën e futbollit danez.
Megjithatë, mesfushori ka vendosur që të ndryshojë kampionat e në sezoni e ri do ta shohim në Suedi, tek skuadra e IFK Göteborgut.
18 herë kampionët e Suedisë kanë prezantuar 23-vjeçarin, i cili ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare.
✍️| Arbnor Mucolli + IFK Göteborg = 2026!#ifkgbg
— IFK Göteborg (@IFKGoteborg) July 6, 2023
Në sezonin e fundit, Muccoli shënoi 7 gola, duke shkëlqyer, paraqitje që I kanë bindur drejtuesit e IFK Göteborg që ti ofrojnë një kontratë mesfushorit kuqezi.
Vetë lojtari ka falënderuar klubin e Velje, duke I qenë mirënjohës që I hapi dyert që kur ai ishte I ri dhe e ndihmoi në formimin e tij si futbollist.
🎦| Första intervjun med Arbnor!#ifkgbg
— IFK Göteborg (@IFKGoteborg) July 6, 2023
“Erdha si djalë i vogël, e sot jam një njeri me shumë përvojë. Kam fituar shumë eksperiencë përgjatë më shumë se 10 viteve në Vejle Boldklub”.
“Unë I jam përjetësisht mirënjohës për të gjithë mbështetjen dhe dashurinë që kam marrë gjatë kohës sime te Vejle. Kam takuar shumë njerëz të mrekullueshëm që nuk do t’i harroj kurrë”.
“Ka qenë një nder i madh për mua që kam qenë në gjendje të vesh fanellën e kuqe dhe të luaj për një klub kaq tradicional në Danimarkë”.
“Dëshiroj të falënderoj të gjithë shokët e skuadrës, trajnerët, menaxherët me të cilët kam takuar dhe luajtur gjatë kohës sime te Velje, dhe jo më pak të gjithë ata që kanë kontribuuar dhe bëjnë një punë të shkëlqyer. Të dua Vejle”, shkruan Muçolli në postimin e tij në Intsagram.