Mesfushori i ri nga Kosova nënshkruan kontratë me gjigantin Bayern Munich

Bayern Munich, të kënaqur me performancën e talentit të madh shqiptar, ka vendosur t’i ofrojë kontratë profesionale, futbollistit Behar Neziri.

Këtë të premte, Neziri i cili është i lindur me 6 janar të vitit 2003, së bashku me tre lojtarë të tjerë kanë nënshkruar kontratë vazhdimi me skuadrën e madhe gjermane.

Behar Neziri, Gabriel Marushiq, Grant-Leon Mamedova dhe Gabriel Vidoviq e kanë vazhduar kontratën me Bayern Munich deri në vitin 2023.

Për këta talent ka folur edhe drejtori sportiv i Bayernit, Holger Seitz, i cili është shprehur i lumtur me besnikrinë e tyre për gjigantin gjerman.

“Te të katërtit shohim potencialin që nëpërmjet ekipit tonë U23 të arrijnë tek ekipi i të rriturve. U urojmë shumë fat në këtë rrugë që kanë nisur. Ne jemi shumë të lumtur që këta katër lojtarë i kanë qëndruar besnikë Bayernit dhe duan ta bëjnë hapin e radhës në kampusin e klubit tonë”, ka thënë Seitz

Neziri luan për 19 vjeçarët e Bayern Munich dhe ka pozitën e mesfushorit, futbollisti nga Kosova tek bavarezët është që nga viti 2016.

/Gazeta Olle/