Kaloni në dark mode që është më i përshtatshëm për sytë gjatë natës.

Kaloni në light mode që është më i përshtatshëm për sytë gjatë ditës.

Kaloni në dark mode që është më i përshtatshëm për sytë gjatë natës.

Kaloni në light mode që është më i përshtatshëm për sytë gjatë ditës.

Mesfushori i njohur, thumbon nga shtëpia trajnerin e skuadrës

Kampioni i Kosovës, Ballkani ka debutuar me barazim në arenën ndërkombëtare.

Në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja luajti baras 1:1 me Zalgirisin, shkruan Gazeta Express.

Kushtrim Gashi ishte një nga futbollistët që i mungoi Ballkanit djeshme, por jo për shkaqe lëndimi.

Mesfushori nuk u ftua nga trajneri, Ilir Daja, për këtë ndeshje. Gjatë ditës së djeshme është raportuar se ka pasur një përplasje, pasi lojtari nuk është pajtuar me vendimin e trajnerit për të qenë rezervist ndaj Zalgirisit.

“Në një ekip janë prezent këto gjëra, sidomos në kohë merkatoje. Nuk i mohojmë vlerat e tij. Gashi ka pas minutazh të vogël nga janari e këtej. Ai nuk e ka dhënë në miqësore atë që ne prisnim. Emërllahu ishte ndër lojtarët më të mirë sonte, i cili luan në pozitën e Gashit. Një lojtar me eksperiencë si Gashi, nuk duhej të dilte mbi interesin personal në këtë ndeshje”, ishte përgjigja e Dajës sonte pas ndeshjes, kur u pyet rreth këtij rasti.

Në anën tjetër, Gashi ende nuk është deklaruar për këtë rast. Ai sonte ka publikuar vetëm një fotografi të Ilir Dajës, teksa shihet se ndeshjen e ka ndjekur nga shtëpia.

Drita fillon sot rrugëtimin në Ligën e Konferencës

Lajm fantastik për Gjilanin, rikthehet super mesfushori në ndeshjen kundër Liepajas

Reklama