Mesfushori i njohur shqiptar, këput ligamentin në miqësore, rrezikon gjithë sezonin

Laçi do ta nisë sezonin e ri me një mungesë shumë të rëndësishme. Burime për “Supersport.al” bëjnë me dije se mesfushori Klinti Qato ka dëmtuar ligamentin në ndeshjen miqësore kundër Llapit dhe tashmë 24-vjeçari do duhet të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale.

Ky dëmtim mund ta mbajë mesfushori larg fushës së blertë për një kohë shumë të gjatë, minimumi rreth 6 muaj, dhe do ishte mrekulli nëse ai do mund të rikthehej në fund të sezonit.

Qato ishte projektuar në rolin e titullarit për sezonin e ardhshëm te Laçi, ndërsa tashmë klubit kurbinas do duhet të mendojë për një zëvendësues të 24-vjeçarit.

Sezoni që u mbyll ishte i pari me Laçin për mesfushorin, i cili numëron 771 minuta në 21 ndeshje dhe në to ka shënuar 2 gola.

Fantastike: Malisheva fiton 100 mijë e 40 euro nga Komuna

Laura Fazliu fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare