Mesfushori i Liepajas flet para duelit ndaj Gjilanit: Synojmë t’i fitojmë të dyja sfidat

Skuadra e Gjilanit do të përballet me ekipin e Liepajas nga Letonia në raundin e parë të kualifikimeve për UEFA Conference League.

Mesfushori i Liepajas, Vilella ka komentuar ballafaqimin me, SC Gjilanin – ku ka theksuar se nuk di shumë për klubin kosovar, por do t’i analizojnë në ditët e ardhshme.

“Kemi marrë lajmin për ndeshjen sot, kështu që të them të drejtën se nuk di shumë për ekipin e Gjilanit, prandaj do të fillojmë t’i shikojmë më shumë, t’i studiojmë dhe të përgatitemi për këtë lojë”, tha fillimisht Lucas Vilella për ‘GazetaBlic Sport’.

28 vjeçari nga Brazili pret një ndeshje mjaft të mirë ndaj Gjilanit – teksa e cilëson edhe shumë të rëndësishme.

“Jam gati dhe kjo është një lojë e mrekullueshme dhe e rëndësishme. Do vazhdojmë të shikojmë tutje këtë sezon”, vazhdoi ai.

Në fund, mesfushori shtoi se skuadra e tij është e përgatitur dhe dëshiron t’i fitojë dy ballafaqimet ndaj “Skifterave”.

“Ne hyjmë të përgatitur për të fituar të dyja ndeshjet”, përfundoi ai.

Ndeshja e parë mes Liepajas dhe Gjilanit pritet të luhet me 7 korrik në Letoni.

Miqësore mes kampionëve, Ballkani triumfon ndaj Shkupit

Gjilani do ta zhvillojë ndeshjen e parë në Prishtinë ndaj Liepajas