Mesfushori i Kosovës, Besar Halimi i ka bërë ‘sefte’ golit në skuadrën e re.
Tashmë, Halimi ka shënuar golin e parë te Sandhausen në përpalljen që po zhvillohet në Bundesliga 2 ndaj Holstein Kiel, shkruan Gazeta Olle.
Gjilanasi, shënoi në minutën e 54-të, duke i dhënë skuadrës së tij epërsinë prej 2-1.
Ndërsa vetëm një minutë më parë bashkëlojtari i tij Engels kishte barazuar rezultatin në 1-1.
Në këtë takim, si titullar po luan edhe mbrojtësi tjetër i Kosovës, Leart Paqarada./Gazeta Olle