Mesfushori i Kombëtares fiton një shishe shampanjë pasi u shpall lojtari i ndeshjes në Danimarkë

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Arbnor Muçolli, gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Vejles në divizionin e parë danez, teksa skuadra e tij triumfoi me rezultatin 4-1 ndaj Amager.

Muçolli, i cili është një nga futbollistët më të rëndësishëm të Vejles, shënoi golin e avantazhit në minutën e 12-të, teksa u zëvendësua në minutën e 70-të.

Skuadra e shqiptarit kryeson kampionatin me 40 pikë në  18 ndeshje, teksa rikthimi në elitë duket shumë pranë.

Ky ishte goli i katërt në kampionati për 23-vjeçarin, Muçolli, i cili u zgjodh “Lojtari i Ndeshjes”, teksa për çmimin e fituar, u shpërblye me një shishe shampanjë.

Superliga e Kosovës LIVE: Ballkani – Drenica, Gjilani – Malisheva

Moment i dhimbshëm – gruaja e Christian Atsu nuk mund t’i mbaj lotët teksa bëhen nderime për futbollistin që u gjet i vdekur nën rrënoja në Turqi