Mesfushori 60 milionësh

Manchester City është i gatshëm të paguajë 60 milionë euro për transferimin e mesfushorit të Atletico Madridit, Koke, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas portalit spanjoll “Fichajes”, kampioni në fuqi i Premierligës ka identifikuar mesfushorin spanjoll si një prej objektivave kryesorë për transferim në Etihad, për sezonin e ri.

Koke është një prej futbollistëve më të dalluar në formacionin e trajnerit Diego Simeone, dhe deri në verën e vitit të kaluar ishte përmendur vazhdimisht si objektiv i Barcelonës.

Mirëpo, tani qarkullojnë njoftime se e ardhmja e tij mund të jetë në Manchester, më saktësisht tek “Citizens”.