Mesazhi politik i tifozëve të Barcelonës, kryelajm në mediat botërore!

Ka nisur ndeshja e madhe El Clasico në Barcelonë.

E në fillim të saj, tifozët katalunas kanë shfaqur një mesazh, që ka marr vëmendjen në gjitha mediat botërore, shkruan Gazeta Olle.

“Spanjë, ulu dhe fol. Liri!”, ishte mesazhi i tifozëve të Barcelonës.

Një mesazh i tillë ishte shfaqur edhe para takimit afër stadiumit ku po zhvillohet ndeshja nga protestues të shumtë.

Kjo ka bërë që edhe forcat e sigurisë të jenë në numër mjaft të madh për këtë takim.