Mesazhi i Messit për vdekjen e Maradonës

“Një ditë shumë e trishtuar për të gjithë”, ka shkruar Messi për vdekjen e Diego Armando Maradonës.

Legjenda argjentinase ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare, pas një arresti kardiak.

“Një ditë shumë e trishtuar për të gjithë argjentinasit dhe për futbollin”, ka shkruar Messi.

”Ai na lë por nuk largohet, sepse Diego është i përjetshëm”.

“Unë i kujtoj të gjitha momentet e bukura të jetuara me të dhe do të doja të përfitoja nga rasti për të dërguar ngushëllimet e mia për të gjithë familjen dhe miqtë e tij”, shtoi ai.

Dita e sotme ishte e trishtë për futbollin botëror.