Mesazhi i Komitetit Olimpik për ndeshjen Kosovë-Turqi (FOTO)

Komiteti Olimpik i Kosovës i ka uruar suksese Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen ndaj Turqisë. 

Përmes në njoftimi për shtyp, KOK është shprehur optimist që Kosova do ta shënojë fitoren e parë.

“Komiteti Olimpik i Kosovës i uron fat Përfaqësueses tonë në futboll, e cila sonte takohet me Turqinë në “Loro Boriqi” të Shkodrës, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror, “Rusi 2018″. Urojmë që sonte djelmoshat tanë, ta shkruajnë historinë, duke ia sjellur vendit tonë fitoren e parë”, thuhet në njoftimin për shtyp.

cats