Mesazhi i Feronikelit: Ejani në spektaklin drenicas

Klubi i Feronikelit ka bërë një thirrje përmes faqes zyrtare në Facebook, duke i ftuar të gjithë tifozët drenicas që të jenë nesër të pranishëm në “Bajram Aliu” për ta ndjekur ndeshjen Drenica-Feronikeli, që pritet të jetë si spektakël futbolli alla-drenicas.

“Të dashur simpatizantë dhe dashamirë të futbollit drenicak,me kënaqësin më të madhe ju njoftojmë se klubi I qytetit tonë KF Ferronikeli, të shtunën me datë 04.04.2015 duke filluar nga ora 13:00, në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, vazhdon rrugëtimin për titullin kampion ne Superligen e Kosovës në futboll për sezonen 2014/2015.
Neser jemi muasafir në shtëpin e madhe të futbollit në Skenderaj “Bajram Aliu” ku na mirëpret KF Drenica dhe qytetaret e Skenderajt. 

Ju ftojmë që në masë sa më të madhe të vini në shkallet e stadiumit të qytetit në Skënderaj,ti tregojmë gjithë Kosovës se ku është djepi I futbollit dhe vatra e zjartë e simpatizantve.
T’ja kthejm namin dhe titullin në Drenicën tonë të dashur. Shikues dhe adhurues i dashur I KF Ferronikelit, Ferronikeli ka nevojë për ty, mos eja vetë,merre edhe një me veti në stadium,ta mbushim stadiumin si asnjiher më parë”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.