Mes “1001” problemeve në Zvicër, Drita sot kërkon fitoren e kualifikimit ndaj Linfield

Drita do të luajë sot ndeshjen finale të fazës preliminare për Ligën e Kampionëve ndaj ekipit të Linfield.

Takimi pritet të fillojë prej orës 18:00 në Nyon të Zvicrës, përcjellë Gazeta Olle.

Kapiteni i Linfield: Drita ka futbollistë të rrezikshëm, ne jemi të uritur për sukses

Fidan Gërbeshi dhe Bujar Shabani janë ende në dyshim për ndeshjen ndaj Linfield.

UEFA dhe autoritetet vendore ende nuk e kanë dhënë dritën e gjelbër për lëvizjen e lirë të tyre, ani pse në testin e djeshëm kanë rezultuar negativë.

Lajmi është bërë i ditur për gazetën nga drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi.

“Nesër do të vendoset nga UEFA dhe autoritetet vendore nëse do të luajnë Gërbeshi dhe Shabani apo jo”, deklaroi Zymberi për Gazetën Olle.

“Jemi në pritje, s’kemi asnjë informatë më shumë. Ne sot kemi zhvilluar stërvitjen e fundit pa Gërbeshin, Shabanin dhe Namanin”, shtoi ai. /Gazeta Olle/

“Futbollistët që dolën pozitivë po trajtohen si kriminelë nga UEFA, sikur e sollëm virusin në Zvicër”