Mërzitet Ozil

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil ka thënë se eliminimi i skuadrës së tij nga Monaco është një gjë shumë e vështirë për të dhe bashkëlojtarët e tij duke u shprehur i zhgënjyer për një gjë të tillë.

Mesut Ozil e ka përjetuar mjaft keq eliminimin e Arsenalit nga Liga e Kampionëve nga skuadra e Monacos.

“Ishte shumë e vështirë që të eliminohesh nga Liga e Kampionëve pas këtij rezultati dhe pas këtij takimi fantastik”, ishte postimi i shkruar nga Ozil në ‘Twitter’, transmeton lajmi.net.