Mervan Bejtullahu fiton stemën e FIFA-s, Çaka sërish mbetet pa të

Mervan Bejtullahu është gjyqtari i radhës nga Kosova që do të pajiset me stemën e FIFA-s.

Kanal10 mëson se Bejtullahu është nominuar tanimë nga UEFA- në FIFA për të marrë stemën e FIFA-s dhe gjithçka do të zyrtarizohet në ditët në vijim.

Në garë për këtë stemë ishin edhe dy gjyqtarët  tjerë, Alban Shala e Dardan Çaka. Për çudi ky I fundit ishte renditur pas Bejtullahit në nominimin nga FFK-ja gjë që ka luajtur shumë rol në vendimin final.

Bejtullahu do ta zërë vendin e Besfort Kosumit i cili muaj më parë është pensionuar nga ky profesion.

Walid Regragui flet pas eliminimit nga Kupa e Botës: Kishim shumë lëndime

Rezultatet e mbrëmjes në NBA