Mertesacker: Ozil është më i dobët që kur u martua, më vjen keq për të

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Per Mertesacker ka thënë se fokusi i Mesut Ozilit ka ndryshuar që kur u martua.

Mesfushori 31-vjeçar është lënë jashtë listës së Ligës së Evropës nga Mikel Arteta, derisa nuk ka luajtur asnjë minutë deri më tani në këtë edicion të Ligës Premier.

Derisa gjermani vazhdon të fitojë afro 400 mijë euro në javë te Arsenali, trajneri i The Gunners nuk e sheh në planet e tij lojtarin më të paguar në skuadër.

Per Mertesacker (right) has suggested that Mesut Ozil's priorities have shifted away from football

Për këtë situatë që po kalon Ozil, Mertesacker ka dhënë një sqarim dhe beson se e gjitha ka të bëjë me martesën e tij.

“Shumë gjëra kanë ndryshuar për të jashtë fushe”, ka thënë ish-anëtari i Arsenalit për Klick and Rush.

The couple welcomed their first child in March when Amine gave birth to daughter Eda

“Ai u martua, ka familje, me gjasë ka ndryshuar fokusi i tij. Sidoqoftë, ai është i lumtur dhe dëshiron të luajë futboll”.

“Ai është i vetmi bashkëlojtarë që kam luajtur për tri skuadra, Werder Bremen, Arsenal dhe në kombëtare me Gjermaninë. Më vije shumë keq për të në situatën që gjendet dhe nuk është aspak e lehtë për të”, ka shtuar më tej Mertesacker.