Merrni shembull nga Liria

Kompania “Ekoregjioni” , i ka dal në ndihmë KF “Liria” duke pastruar borën, të hënën pasdite. Zyrtarët e KF “Liria”, përkatësisht kryetari i klubit, z.Mirsad Çollaku, ka kontaktuar drejtorin e kësaj kompanie, z.Nehat Basha, për të ndihmuar në pastrimin e borës.

I menjëhershëm ishte reagimi i kompanisë “Ekoregjioni”, që për dy orë rresht nisi të pastrojë borën me eskovator. “Falënderojmë  “Ekoregjionin” dhe menaxhmentin e kësaj kompanie që na kanë dalur në ndihmë për pastrimin e borës nga fusha e stadiumit “Përparim Thaci””, kanë thënë zyrtarët e  Lirisë.

Ndërkohë, të martën në ora 14 Liria do të zhvillojë ndeshje kontrolluese me Ballkanin. Është kjo prova e fundit para ndeshjes kampionale me Ramiz Sadikun, ndeshje kjo që luhet të dielën po në Prizren.

“Kaloi një kohë e gjatë pa ndeshje, për të parë formën nga afër të secilit, do të luajmë me Ballkanin, që është edhe prova e fundit, para nisjes së kampionatit”, ka thënë Skender Shengyli, kryetrajner.