Lojtarë, shikoni dhe merrni mësim se si këndohet himni i vendit tuaj! Një fëmijë anglez që qëndroi pranë lojtarëve në ndeshjen e ragbit ndërmjet Anglisë dhe Italisë, e ka kënduar himnin e vendit të tij me një pasion të paparë.
Këtë moment e kanë shkoqitur mediet italiane, me Corriere dello Sportin që i ka botuar disa fotografi të këtij djaloshi simpatik.