Merret vendimi për tifozin që u fut në fushë me flamur dhe mbishkrimet në fanellë në takimin Portugali-Uruguai

 

Mario Ferri është liruar nga paraburgimi, ka ka qëndruar për një natë shkaku i futjes në fushë në ndeshjen mes Portugalisë dhe Uruguait në Kampionatin Botëror.

Italiani që është një futbollist në ligën e dytë të Indisë, njihet tashmë për hyrjet e tij nëpër fusha, pasi misioni i tij deri më tani ka qenë shfaqja e dukurive sociale.

Sipas asaj që ka bërë të ditur ambasada e Italisë në Doha, Ferri është liruar pa ndonjë pasojë.

“Ministria e Jashtme, së bashku me ambasadën italiane në Doha, ndoqën rastin e futjes së tifozit në fushë”, thuhet në komunikatën e ministrisë së jashtme italiane dërguar AFP-së.

“Pas një ndalimi të shkurtër, ai (Ferri) u lirua nga autoritetet pa asnjë pasojë të mëtejshme”, vazhdon njoftimi i ministrisë, pa specifikuar se ku mbahej dhe nga kush.

I veshur me një bluzë blu me logon e Supermenit në pjesën e përparme dhe fjalët “Shpëtoni Ukrainën ” dhe “Respektoni gratë iraniane” në anën e pasme, protestuesi mori vlerësime të mëdha në mediat sociale për veprimet e tij.

Kujtojmë se në Katar nuk janë duke u lejuar gjëra të tilla, sidomos flamuri me ngjyrat e komunitetit LGBTI, por Ferri e realizoi një gjë të tillë. /Telegrafi/

A ishte gol i Ronaldos apo Fernandesit? Sensori i topit konfirmon gjithçka

Caktohet vendi që do të presë “Final Four” të Nations League