Merret vendimi, për ndeshjet e ardhshme mes Lazio dhe Romës

Ministria e Brendshme e Italisë, ka marrë një vendim rreth zhvillimeve të ndeshjeve derbi mes Lazio dhe Romës, për të evituar incidentet e mundshme.

Nga sezoni i ardhshëm, të gjitha ndeshjeve mes Lazio dhe Roma, do të luhen ditëve të diela, duke filluar nga ora 12:00.

E gjitha kjo bëhet për t’i shmangur incidentet, pasi që ditën, është më e lehtë të mbahet në kontroll situata, transmeton indeksonline.

Në derbin e zhvilluar dje, mbetën të plagosur dy tifozë të Romës, që u therën me thika.