Merret vendimi për derbin e madh, ja ku do të zhvillohet ndeshja Drita – Gjilani

Derbi më i madh lokal në futbollin kosovar, Drita – Gjilani pritet që të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

 

Kjo ndeshje luhet më 26 shtator dhe i takon xhiros së gjashtë së Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja do të luhet në Prishtinë pasi që stadiumi i qytetit në Gjilan nuk i plotëson kushtet për zhvillimin e derbit pasi që është duke u riparuar.

Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta të “Radio Star Gjilan”.

Në këtë edicion për shkak të masave anti-Covid po lejohen vetëm 5 përqind e publikut në stadiume.
Drita në derbin ndaj Gjilanit është skuadër nikoqire.

Këto skuadra në këtë edicion e synojnë titullin kampion.

Distria Krasniqi përjetëson “Medaljen e Artë” të fituar në Tokio

Të irrituar me vendimet e tij, tifozët djegin veturën e gjyqtarit (VIDEO)