Merret vendimi i parë kundër Lyonit pas goditjes së Payet me shishe në kokë nga tifozi

Ende nuk është përcaktuar fati i ndeshjes në mes të Lyonit dhe Marseilles në Ligue 1.

Tashmë kanë filluar procedurat e para dhe nuk janë aspak në favor të Lyonit, pasi rrezikon të humbë edhe takimin me rezultat zyrtar, 3-0.

Në mbledhjen e kësaj të hëne, komisioni disiplinor i LFP-së ka dhënë dënimin e parë ndaj Olimpik Lion pas sulmit që i është bërë yllit të Marseilles, Dmitri Payet.

Komisioni ka marrë vendim që stadiumi i Lionit të jetë me dyer të mbyllura për një kohë të pacaktuar. Sa i përket fatit të ndeshjes me Marseilles, vendimi përfundimtar do të merret më 8 dhjetor.

Ndeshja tjetër në shtëpi e Lyonit kundër Stade de Reims, e planifikuar për të mërkurën më 1 dhjetor (21:00), do të luhet pa tifozë.

Deri më tani, policia franceze ka arrestuar katër persona për këtë rast.

Llapi përfundon në Disipinor, kjo është arsyeja

Delegohen gjyqtarët e xhiros së 15-të të Superligës, ja kush e drejton derbin Gjilani-Drita