Merr fund, Vedat Muriqi prezantohet tek Lazio

Ka përfunduar. Pas dy muajsh episodesh të ndryshme, sot është zhvilluar episodi i fundit i “telenovelës” Vedat Muriqi tek Lazio.

Klubi italian ka prezantuar bomberin e Kosovës.

Vedat Muriqi ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me romakët.

“Vedat Muriqi është lojtar i ri i Lazios”, shkruan Lazio, raporton Gazeta Olle.

Sulmuesi prizrenas u transferua nga Fenerbahce.