Meritan Shabani jep sinjalet e para për afrim te Kosova?

Mesfushori Meritan Shabani mund të jetë lojtari i radhës që mund t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës.

21 vjeçari, pjesë e Wolves në Premierligë, ka dhënë sinjalet e para për një afrim te ‘Dardanët’.

Shabani që në të kaluarën ka qenë pjesë e Bayern Munich, në llogarinë e tij në Instagram ka zbuluar këpucët e reja që do t’i vesh gjatë ndeshjeve të futbollit, dhe në të, figuron flamuri i Kosovës.

Shabani është dëshirë e Kosovës prej kohësh, por për afrimin e tij duket se duhet ende kohë.

Por, me vendosjen e flamurit të Kosovës në këpucë, ndoshta është edhe sinjal se ai tashmë ka ndarë mendjen për shtetin që dëshiron të përfaqësojë.

Kujtojmë se Shabani në të kaluarën ka qenë pjesë e të rinjve të Gjermanisë, ku për gjeneratën U20, është paraqitur dy herë.