Mërgimtari gëzon ish-klubin e tij

Dikur ish lojtar i Ballkanit të Suharekës, Asim Bajraktari, i cili jeton dhe vepron në Gjermani dhe njëherit është lojtar i TSV Neuenstein, e ka ndihmuar Shkollën e Futbollit Ballkani me pajisje të ndryshme sportive.

Ai në prani të anëtarëve të klubit dhe grupmoshave te reja, si donacion solli afër 40 topa futbolli, 20 çanta sportive, 2 palë doreza për portierë dhe disa fanella.

”Kam luajtur për shumë vite për këtë klub dhe e kam parë të arsyeshme t’i ndihmojë me pajisje sportive. Sa herë që kam mundësi, do t’i ndihmojë ish klubit tim” – u shpreh Bajraktari. Ai u nderua me mirënjohje dhe me një fanellë nga ish klubi i tij. /Gazeta Olle

11117451_10206592861686004_534454165_n 11117589_10206592861485999_386023845_n