Mërgim Vojvoda vazhdon shkëlqmin me Torinon, asiston në fitoren e thellë

Torino ka mposhtur Fiorentinën në ndeshjen e javës së 21-të në Serie A me rezultat 4-0.

Wilfried Singo ishte autor i golit të parë, mirëpo arkitekt i këtij realizimi ishte futbollisti i Kosovës, Mërgim Vojvoda, i cili dhuroi një asistim të mrekullueshëm.

Ai pranoi një top të kthyer me devijim nga ana e majtë dhe harkoi në zonë, ndërsa Singo nuk e pati të vështirë të realizonte me kokë (19’).

Josip Brekalo (23’ dhe 31’) ishte autor i dy golave të tjerë që e dërguan Torinon në pushim me një epërsi të konsiderueshme.

Antonio Sanabria shënoi golin e fundit në ndeshje për rezultatin 4-0.

FC Vushtrria nuk ndalet, nënshkruan me një mbrojtës

U largua nga Arbëria, portieri Andi Thaqi transferohet tek skuadra e njohur kosovare