Mërgim Berisha vazhdon me formë të mirë në Bundesliga, tjetër gol me fanellën e Augsburgut

Sulmuesi shqiptar, Mërgim Berisha ka vazhduar me gola te klubi gjerman, Augsburgu dhe i fundit ishte në ndeshjen ndaj Freiburgut në Bundesliga.

Freiburgu ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Augsburgut në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Bundesliga.

Goli i vetëm për mysafirët u shënua pikërisht nga sulmuesi shqiptar, Mërgim Berisha.

Berisha ishte i saktë nga penalltia në minutën e 29-të duke barazuar rezultat në 1-1.

Ky ishte goli i pestë për Berishën këtë sezon në Bundesliga, teksa ka edhe katër asistime deri tani.

Dan Petrescu: Ky është veç fillimi për Ermal Krasniqin, ai është punëtor dhe do të na ndihmojë shumë

Rashica shënon golin e parë në Superligën e Turqisë (Video)